Google ADS

Plagoset më armë zjarri një 24 vjeçar në poligonin “Katana” në Obiliq

19:35 | 1 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Një 24-vjeçar dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, dhe hetuesit policor kanë nisur hetim për sqarim të rrethanave.

Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka bërë të ditu Borovci./arbresh.info/

Të ngjashme