Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, me ekipet e tyre, sot kishin takim pune në kuadër të bisedimeve për formim të mundshëm të qeverisë dhe shumicë të përbashkët kuvendare.
Në takim, siç thuhet në njoftim, është vërtetuar përparim në harmonizimin e qëndrimeve rreth përmbajtjes së programit qeveritar dhe janë këmbyer idetë dhe pikëpamjet e dy palëve për të ndarë përgjegjësitë në nivelin më të lartë në institucionet e pushtetit vendor.
“Bisedimet vazhdojnë të udhëhequra nga aspiratat për agjendën evropiane të vendit dhe nga nevoja për të dërguar mesazhe të qarta te qytetarët dhe Bashkimin Evropian për përkushtimin e evropianizimit të Maqedonisë së Veriut, për përmirësimin e standardit ekonomik dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, thonë nga shërbimi qeveritar për shtyp.
Në fund shtojnë se deri në fund të javës do të realizohen konsultimet e nevojshme në parti politike për t’u siguruar pajtimi i nevojshëm me qëllim që të arrihet marrëveshje për qeveri të përbashkët që do të përkushtohet në sfidat që vijnë nga pandemia dhe kriza globale energjetike./telegrafi
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...