Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Gresa Caka – Nimani, priti në takim një delegacion të përbërë nga Avokati i Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, Avokati i Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, Avokati i Popullit të Maqedonisë së Veriut, Naser Zyberi, dhe Komisioneri i Shqipërisë për Mbrojtje nga Diskriminimi, Robert Gajda.
Pasi që i informoi mysafirët përkitazi me konsolidimin e praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në harmoni me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kryetarja Caka – Nimani vuri në dukje rëndësinë e qëndrueshmërisë së jurisprudencës të gjykatave në ndarjen e drejtësisë për qytetarët, duke respektuar parimin e sigurisë juridike.
“Gjatë takimit, të gjitha palët konfirmuan misionin fisnik që kanë gjykatat kushtetuese dhe institucionet e avokatit të popullit në garantimin e funksionimit demokratik të mekanizmave shtetëror për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me ç’rast shkëmbyen përvojat reciproke përkitazi me ankesat kushtetuese dhe problematikat që hasin qytetarët e kategorive të ndryshme në vendet e tyre”, thuhet në njoftim.
Me rëndësi të veçantë në takim u vlerësuan edhe reformimi dhe forcimi i kornizës ligjore shtetërore përkitazi me të drejtat e njeriut, si dhe informimi i vazhdueshëm i qytetarëve lidhur me të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara. /arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot