Mediat në Itali kanë treguar rolin që kanë pasur një grup shqiptar në trafikimin e drogës nga Shqipëria në zona të ndryshme.
Me finalizimin e operacionit anti-drogë të koduar “La Valletta”, autoritetet në Itali sekuestruan 423 kg drogë dhe vunë në pranga 16 persona. Mes tyre ishin edhe katër shqiptarë.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza e grupit kriminal me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës. Operacioni që mban emrin e kryeqytetit të Maltës është shtrirë edhe në provinca si Katania, Raguza, Sirakuza dhe Kalabria.
Nga hetimet e kryera, sipas raportimeve, rezultoi se grupi kriminal i përbërë nga persona nga Raguza, Shqipëria dhe Malta, janë përgjegjës për trafikimin e kokainës, hashashit dhe marijuanës të blerë në Shqipëri, Pulia dhe Kalabri, dhe rishitur në Siçili, Lombardi dhe Maltë.
Ndërkohë, në paraburgim janë lënë Alessandro Agostino; Giuseppe Agostino; Salvatore Agostino; Rosario Amico; Lucia Armenia; Antonio Bevilacqua; Rocco Bevilacqua; Antonio Salvatore Commisso; Fatjon Cuca; Emiliano Hoxhaji; Eriseld Hoxhaji; Ledi Hoxhaji; Roberto Melfi; Pietro Sessa; John Spiteri.
Rosario Amico dyshohet të jetë kreu i grupit i cili është ndihmuar nga Pietro Sessa dhe Lucia Amenia për gjetjen dhe blerjen e drogës.
Kurse shqiptarët Eriseld, Ledi dhe Emiljano Hoxha akuzohen si furnizues të qendrushëm të marijuanës që e merrnin në Shqipëri dhe ia shisnin Amico-s, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij të tjerë do të merreshin me rishitjen e substancës te John Spiteri, që vepronte në Maltë.
Kalabrezët Alessandro dhe Giuseppe Agostino me Antonio Bevilacqua dyshohen si furnizues të qëndrueshëm – në disa rrethana të ndihmuar edhe nga Salvatore Agostino dhe Rocco Bevilacqua – të kokainës, marihuanës dhe hashashit, që do të transportoheshin nga Kalabria dhe do të shiteshin në sasi të mëdha nga Amico.
Së fundmi, Roberto Melfi akuzohet si blerës i kokainës, të cilën dyshohet se e ka rishitur në provincat e Milanos dhe Monzës./AbC News Albania/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...