Triumfi në Topin e Artë nga Lionel Messi shkaktoi shumë diskutime. Shumë njerëz, në fakt argumentojnë se çmimi duhej të shkonte në duart e Robert Lewandowskit.
Mes tyre është edhe ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Manchester United, Patrice Evra, i cili me një video të postuar në Instagram ka treguar gjithë zhgënjimin e tij me vendimet e France Football.
Sipas francezit, çmimi “Yashin”, i fituar nga Donnarumma, duhej t’i shkonte portierit të Chelseat, Edouard Mendy. Evra nuk është i kënaqur nga verdiktet e prestigjiozes franceze, ndaj menjëherë kaloi në kritika.
“Më vjen shumë keq për Lewandowskin. Njerëzit e ‘France Football’ duhej të shpiknin një trofe për të, sepse janë fajtorë. Ata e dinë se ky është korrupsion. Njerëzit duhet të hapin sytë. Njerëzit e lirë duhet ta thonë hapur se kush e meriton një çmim dhe kush jo”.
“Të gjithë shkruajnë në komente: grabitje, grabitje, grabitje. Njerëzit nuk janë dakord me këtë çmim. Jam i sigurt që, nëse do të bëja një sondazh se kush duhet ta kishte fituar Topin e Artë mes Messit dhe Lewandowskit, do të dominonte polaku. Cili është interesi për futbollin? Tifozët. Duhet t’i dëgjoni ata dhe t’iu jepni disa shpjegime”.
Ish-lojtari i Manchester United dhe Juventusit, megjithatë është i prirur të sqarojë se fjalët e tij nuk janë diktuar nga një ‘urrejtje’ për Messin: “Më thonë se kam humbur tri finale të Ligës së Kampionëve kundër tij dhe prandaj e urrej atë, por nuk është kështu”.
“Nuk duhet të mos respektojmë Barcelonën, sepse kam humbur finalet kundër saj. Xavi dhe Iniesta do ta kishin merituar Topin e Artë, por ai iu dha Messit. Njerëzit gjithashtu thonë: Cristiano është miku yt, prandaj e urren Messin. Nuk dua të flas me ju djema, nëse nuk më pëlqeni mua”.
“Nuk më intereson, mendja juaj nuk është mjaft e hapur. Ju jeni të përqendruar vetëm te dashuria për lojtarin e preferuar. Nëse e doni dikë, e mbroni, kështu që nuk e merrni si duhet mesazhin tim. Mesazhi im është kundër korrupsionit të organizuar masiv në futboll”.
“Messi ka pasur një sezon të mrekullueshëm, por Lewandowski ka qenë më i miri këtë vit dhe të kaluarin. Ajo që më pëlqen te Messi është se ai ‘vret’ jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Messi mori Topin e Artë dhe i tha Lewandowskit: Robert, duhet të ta japin trofeun, e ke merituar vitin e kaluar. Po këtë vit, Leo? Djema, hapni sytë. France Football, ne kemi nevojë për përgjigje. Robert, më vjen keq që të grabitën përsëri”.
Evra kundërshton edhe vendimin për t’ia dhënë çmimin “Yashin” Donnarumma-s dhe jo portierit të Chelsea, Mendy, por ka shpjegimin e tij: “Nuk shkoi tek ai, sepse është afrikan. Afrika ka pasur gjithmonë një vend të vogël, por për fat të mirë gjërat po ndryshojnë”. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...