Si ndikon emri në profesionin tuaj?

12:09 | 1 Dhjetor 2021
A. B.

Të dhënat e një kërkimi të dalë nga SHBA-të, shpjegojnë që një emër i thjeshtë, është i lehtë të mbahet mend dhe ndihmon në jetën profesionale, sepse favorizon memorizimin, aq sa mund të rezultojë simpatik.

Emrat antikë pastaj, kanë një trashëgimi që e mbajmë me vete, ndërsa kombinimi i lidhjes së emrit dhe mbiemrit mund të bëjë diferencën. Për këtë është e rëndësishme të reflektohet më vëmendje kur zgjidhet një emër për një fëmijë. Keni një emër të vështirë? Mos u dëshpëroni, por shndërrojeni në një pikë force.

FATI I EMRIT – Nga një hulumtim i bërë nga Universiteti i Nju Jorkut, del se të kesh një emër të lehtë për t’u shqiptuar, mund të jetë një epërsi për karrierën profesionale. Motivi? Fjalët që kuptohen menjëherë, lehtësojnë dëgjimin dhe korrektojnë memorizimin. Për këtë, një emër i lehtë për t’u shqiptuar, bëhet menjëherë i pranueshëm, sepse shton aftësinë për të kujtuar dhe mund të përmirësojë takimet profesionale në rast pozicionesh sa i takon tregtisë.

IMAPKT I LEHTË – Sipas studimeve, çështjet e lidhura me zgjedhjen e emrit, vlejnë edhe në rastet e shoqërive apo ndërmarrjeve. Emrat e thjeshtë dhe që kanë impakt, kanë një performancë të mirë në treg, pa llogaritur efektin internet. Në ueb, zgjedhja e një emri të thjeshtë dhe menjëherë të kuptueshëm, do ta bëjë më të lehtë një përdorues të rrjeteve sociale për të kujtuar sajtin dhe shkrimin e adresës pa gabime.

TRASHËGIM HISTORIK – Një kërkim i “Northwestern University” nënvizon rëndësinë e veseve dhe virtyteve, të cilat prej traditës në vite përqendrohen në një emër. Kur një person shfaqet në trurin tonë, mbërrijnë impulse të destinuara të shndërrohen në një përshtypje në harkun e pak sekondave: emrat tradicionalë, do të krijonin një efekt më të madh besimi, ndërsa një emër shumë femëror ose i pakuptueshëm i një fëmije (ose në të kundërt, një emër mashkullor te një vajzë), do të kontribuonte në një sens pasigurie.

KËRSHËRI – Nga “Wayne State University” i Detroit, vjen një lajm kurioz. Të kesh një emër që fillon me germën A, duket se siguron nëntë vite jetë më shumë, në krahasim me ata që u fillon emri me B, C, ose D. Pavarësisht nga këto detaje, aspekti vokal dhe simbolik i emrit ndikon për mirë në tru. Në disa shoqëri afrikane, dikur ishte zakon të ndryshoje emrin pas sëmundjeve të rënda ose eventeve të rëndësishme në jetë, duke sjellë një farë rilindjeje.

POZITIVITET – Emri është karta e parë e identitetit: duhet pranuar, mësuar dhe dëgjuar, ose në rast se nuk përfaqësohesh, duhet vlerësuar me kujdes nëse duhet ndryshuar ose zgjedhur një nofkë me të cilin duhet të paraqitesh tek të tjerët. Në punë, është më mirë të shmangen ‘e-mail-et e kombinuara me emrin dhe vitlindjen: japin një përshtypje negative. Në rast se nuk jeni të gatshëm për të zbuluar emrin tënd, më mirë të zgjidhni një fjalë me fantazi që ka të bëjë me profesionin ose atë që adhuroni.

STRATEGJI – Nëse keni një emër të vështirë, formuloni një ‘nickname’ me të cilin duhet të prezantoheni ose përdoreni për të lënë shenjë. Një strategji e shkëlqyer është të shpjegoni në momentin e prezantimit, origjinën e emrit: ju ndihmon ta memorizoni më lehtë. Ndër të tjera, është një mënyrë për të krijuar më shumë familjaritet.

Prisni një fëmijë? Kujdes me emrat e huaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme