Google ADS

Pique: E keni nisur keq vitin sepse më i miri në histori na la

10:44 | 1 Dhjetor 2021
A. B.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ka pranuar se e përjetoi rëndë largimin e Lionel Messit në verë, duke nënvizuar se Barça e ka nisur keq sezonin e ri për shkak të mungesës së tij.

Bota e futbollit u trondit kur Messi u largua nga Barcelona në gusht pasi i mbaroi marrëveshja me klubin dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit, raporton Gazeta Express.

Messi u largua sepse Barça nuk ishte në gjendje t’i ofronte marrëveshje të për ta mbajtur në Camp Nou, si pasojë e krizës financiare dhe rregullave të La Ligës për kufizimin e pagave.

Barcelona i vuajti pasojat e largimit të 34-vjeçarit – i cili të hënën në Paris e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekord – pasi e nisi sezonin në mënyrë tejet zhgënjyese në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

“Këtë vit gjërat nuk filluan mirë, kryesisht sepse më i miri në histori na la”, tha Pique.

Katalonasit renditen në vendin e 7-të në La Liga me 23 pikë nga 14 ndeshje, plot 10 pikë larg rivalit dhe liderit, Real Madrid.

“E kam ndarë zhveshtoren me të që prej moshës 13-vjeçare, e kam sikur vëlla dhe ishte shumë e vështirë në aspektin sportiv dhe atë personal (kur ai u largua)”.

Për më tepër Barcelona rrezikon të eliminohet nga Liga e Kampionëve qysh në fazën e grupeve.

Skuadrës së Xavi Hernandezit i duhet ta mposhtë Bayern Munich për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve, ose të shpresojë se Benfica nuk e mund Dinamo Kievin. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme