“Heroina Kombëtare”, Rihanna duket sensacionale në të bardha

10:33 | 1 Dhjetor 2021
A. B.

Dje e (martë) Barbadosi e ka shpallur këngëtaren Rihanna heroinë kombëtare gjatë festimit të shpalljes së republikës në kryeqytetin, Bridgetown.

Në këtë ceremoni, Riri dukej sensacionale teksa pranoi me kënaqësi çmimin, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

Bukuroshja ka mahnitur me një fustan të bardhë dhe xhaketë të ngjashme dukjen e saj e kompletoi me taka të bardha me rripa, ndërsa i shtoi pamjes së saj një prekje të këndshme me një gjerdan delikat ari dhe perla dhe një palë vathë diamanti.

Ylli i popit, e cila është personi i 11-të që merr këtë nderim, u shfaq në një humor të mrekullueshëm teksa më parë ishte ulur në audiencë në ceremoni.

Ajo më vonë pozoi për fotografi brenda dhe përreth Parkut të Lirisë së Sheshit të Artë, me ditën që përfshinte edhe një paradë të Ditës së Pavarësisë.

Rihanna është gjithashtu vetëm një nga dy Heronjtë Kombëtarë të Barbados që jetojnë, me tjetrin 85-vjeçarin e kriketit Sir Garfield, i cili mori titullin në 1998. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme