Bebe Rexha mbetet ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botë.
Ylli i muzikës krahas kësaj, është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku përveç fotosesineve dhe angazhimeve profesionale, ajo ndan me fansat edhe imazhe e video nga përditshmëria, transmeton arbresh.info
Bebe së fundi u pyet nga gazetari i tabloidit amerikan TMZ në lidhje me disa reagime të saj të fundit ndaj mbrëmjeve të çmimeve të muzikës, për të cilat pati kritika, pasi asnjë prej tyre nuk vlerësuan tri këngët e saj: “Meant to be”, “In the name of love” dhe “Me, myself and I”, të cilat kanë me miliarda dëgjime në Spotify.
Duke u shprehur e zhgënjyer dhe se nuk i interesojnë më çmimet, artistja emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, u shpreh se ajo ka gjetur paqen duke e ditur atë se çfarë mund të bëjë për familjen e saj.
“Unë nuk dua t’ia di, krejt çfarë di është do vazhdoj të kompozoj dhe shkruaj më të mirën që mundem. Të bëj atë që mundem për t’u kujdesur për mamanë time, për babanë tim, familjen time dhe jam duke blerë një shtëpi tani”, tha Bebe Rexha për TMZ.
E ngacmuar nga gazetari me pyetjen se ku po ua blen shtëpinë e re prindërve, 32-vjeçarja me shaka iu përgjigj duke thënë: “Duhet të tregoj se ku?”.
Më pas, Rexha e bëri të ditur se bëhet fjalë për regjionin The East Cost, që ndodhet në bregun lindor të kontinentit amerikan.
“Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”, tha këngëtarja e hitit “In the name of love”, së cilës gazetari shtoi duke i thënë se kjo duhet të jetë maja e suksesit për të – të pasurit mundësinë për t’u blerë një shtëpi prindërve të saj.
Artistja e famshme po ashtu po vazhdon të shijoi suksesin e albumit të dytë në karrierë që e publikoi këtë vit “Better Mistakes”. / arbresh.info/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...