Google ADS

Ishin të vaksinuar, infektohen me variantin e ri ‘Omicron’ katër persona në Gjermani

10:05 | 1 Dhjetor 2021
A. B.

Katër persona në Gjermaninë jugore rezultuan pozitivë për variantin e ri të koronavirusit ‘Omicron’, pavarësisht se ishin plotësisht të vaksinuar, thanë autoritetet shëndetësore të shtetit Baden-Württemberg.

Tre nga pacientët ishin kthyer nga një udhëtim pune nga Afrika e Jugut më 26 dhe 27 nëntor, ndërsa i katërti është i afërm i njërit prej të infektuarve nga Afrika e Jugut, shkruan cnn transmeton arbresh.info

“Të katër janë plotësisht të vaksinuar. Analiza e bërë nga shërbimi shëndetësor shtetëror konfirmoi se të gjithë janë infektuar nga lloji i ri i virusit”, theksuan autoritetet shëndetësore, duke shtuar se të katër po shfaqin simptoma të lehta të koronavirusit dhe janë vendosur në karantinë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme