Tre nxënës u vranë dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë një mësues, nga të shtënat të martën në shtetin amerikan të Miçiganit, transmeton Anadolu Agency.
Siç raportojnë mediat lokale, zv/sherifi i kontit Oakland, Mike McCabe, në një konferencë për media tha se të shtënat ndodhën pasditen e djeshme në shkollën e mesme të Oksfordit në Oakland.
Një 15-vjeçar nxënës i vitit të dytë në shkollë u arrestua. Personi i dyshuar i armatosur, që besohet se ka vepruar i vetëm, përdori një pistoletë gjysmë automatike.
“Efektivët u përballën me të, ai kishte armën mbi vete, ndërsa efektivët arritën ta marrin në paraburgim”, tha McCabe.
E gjithë kjo zgjati pesë minuta, ndërkohë motivi i të shtënave mbetet i panjohur.
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku