Paris Saint-Germaini i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Marquinhos për vazhdimin e kontratës së tij.
Mbrojtësi brazilian ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2024, megjtihatë ata janë të interesuar që t’ia zgjatin akoma më shumë qëndrimin.
RMC Sport bën të ditur se PSG planifikion t’ia shtojë edhe dy vite të tjera në kontratën e tij, gjegjësisht deri në vitin 2026.
Marquinhos ka zhvilluar 15 ndeshje deri më tani për liderin e Ligue 1 në të gjitha garat duke shënuar tre gola.
27-vjeçari iu bashkua PSG-së në vitin 2013 nga Roma, ku kishte luajtur për një sezon pas transferimit nga Corinthians.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...