Arrestohen nëntë serbë të dyshuar për krime lufte në Bosnje

21:08 | 30 Nëntor 2021
L G

Nëntë serbë, ish-anëtarë të Ushtrisë së Republikës Serbe, u arrestuan sot në Bosnje-Hercegovinë me dyshimin se kanë kryer krime lufte.

Dyshohet se ata kanë kryer një krim kundër pjesëtarëve të kombësisë boshnjake dhe kroate në vitin 1992 në zonën e Bosanski Novi.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA), të gjithë të arrestuarit jetojnë ende në zonën e Bosanski Novi gjersa akuzohen për krime kundër njerëzimit, raporton aljazeera balkans.

Thuhet se të dyshuarit janë arrestuar për kryerjen e disa vrasjeve dhe arrestimeve të paligjshme.

Gjithashtu ata dyshohet se kanë kryer krime ndaj disa qindra personave në kampin e “Shtëpisë së Zjarrit”, i cili menaxhohej nga policia ushtarake.

Ndryshe, Ratko Mlladiq (gjeneral i ushtrisë), Radovan Karaxhiq (ish-president i Republikës Serbe) dhe Sllobodan Milosheviq (ish-president i ish-Jugosllavisë) janë arrestuar më parë me akuzat për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Të ngjashme