Shtetet e Quint-it kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me moszbatimin e vendimit, sa i përket tokës së Manastirit të Deçanit, duke thënë se mosrespektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, minon zotimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e sundimit të ligjit dhe respektimin për gjyqësor të pavarur.
“Zbatimi i këtyre vendimeve paraqet përgjegjësi themelore demokratike të domosdoshme për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e ardhshëm euroatlantik”, thuhet në reagimin e përbashkët të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
Quint-i e ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të lë anash mospajtimet politike dhe të “përqafojë përgjegjësitë e saj demokratike dhe të zbatojë plotësisht të gjitha vendimet e Gjykatës”.
Thirrje të ngjashme për respektimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, Quint-i i kishte bërë Qeverisë së Kosovës edhe në muajin maj të këtij viti.
Më 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte marrë vendim që t’i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë.
Por, ky vendim ende nuk është zbatuar dhe më 24 shtator të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese i dërgoi një letër kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, përmes së cilës e informoi për nxjerrjen e Aktvendimit për Mospërmbarim lidhur me aktgjykimin e vitit 2016, me të cilin Gjykata Kushtetuese vendosi që Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll.
Në letrën dërguar Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykata Kushtetuese theksoi se ajo “nuk ka kompetencë për vlerësimin e përgjegjësisë për moszbatimin e aktgjykimeve të lartcekura nga autoritetet përgjegjëse” dhe ka thënë se “i takon Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë veprimet e mëtejme, sipas autorizimeve ligjore, bazuar në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”.
Vendimi i vitit 2016 kundërshtohet nga qeverisja lokale e Deçanit, që refuzon ta zbatojë atë, duke pretenduar se ajo pronë është e kompanive shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se asnjëherë nuk ka qenë e manastirit. Autoritetet lokale në Deçan besojnë, gjithashtu, se Gjykata Kushtetuese legalizoi vendimin e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1997, kur vendosi t’i dhurojë këtë pronë Manastirit të Deçanit./REL/
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...