FIFA vendos rregull të ri për pozitën jashtë loje

17:13 | 30 Nëntor 2021
KRG

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka marrë vendim për një ndryshim për pozitën jashtë lojë.

Teknologjia që do të përdoret është gjysmautomatik dhe prova e parë do të bëhet në Kupën Arabe.

Johannes Holzmüller, Drejtor i Teknologjisë dhe Inovacionit të Futbollit të FIFA-s, shpjegoi se do të vendoset një kamerë në kulmin e secilit stadium.

Pamje e nxjerra nga kamera do të dërgohen menjëherë drejt dhomës së VAR-it.

Pierluigi Collina, drejtor aktual i arbitrave të FIFA-s, tha se këto teste gjysmë të automatizuara të zbulimit të pozicionit jashtë loje janë “më të rëndësishmet deri më tani”.

Megjithatë, ish-arbitri i njohur italian sqaroi se objektivi i kësaj teknologjie është të ndihmojë gjyqtarët dhe se vendimi mbetet në “duart e tyre”.

Teknologjia e re do të testohet gjatë 3 javëve në Kupën Arabe e cila do të mbahet në Katar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme