Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është i hapur për kalimin te Manchester City në verën e vitit 2022.
Dortmund pritet ta shesë norvegjezin në verë, kur do t’i aktivizohet klauzola e lirimit me vlerë 75 milionë euro.
City thuhet se është favoriti për shërbimet e Haaland, derisa edhe top klubet si Real Madrid, Manchester United, Chelsea dhe PSG gjithashtu kanë interesim.
Sidoqoftë, eksperti norvegjez i transferimeve, Andreas Korssund raporton Haaland është i hapur për kalimin te Man City verën e vitit 2022.
“Mancehster City mbetet skuadra më e favorshme për transferimin e Erling Haaland kur klauzola e verës së vitit 2022 do aktivizohet. Haaland do jetë i hapur për transferimin te City dhe bisedat për kalimin te skuadra angleze e impresionojnë atë”.
Sidoqoftë, Dortmund nuk do dorëzohet aq lehtë për Haaland, ngase do mundohen deri në fund ta bindin për rinovimin e kontratës, me momentalen që i skadon në vitin 2024.
21-vjeçari ka shënuar 71 gola dhe dhuruar 19 asistime në 70 ndeshje në të gjitha garat, derisa babi i futbollistit, Alf-Inge Haaland ka qenë pjesë e Cityt mes viteve 2000 – 2003 dhe ka zhvilluar 45 paraqitje.
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...