Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, është regjistruar rënie e numrit të të infektuarve me Covid-19.
“Nga data 22 deri më 28 nëntor, në laboratorët ku kryhet testimi molekular dhe antigjenik për praninë e Covid-19, janë testuar gjithsej 18.781 materiale, që është 5.1 për qind më pak se një javë më parë, thuhet në raport.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2.751 raste të reja pozitive nga 35 qytete të vendit, që është 6.1 për qind më pak se javën e kaluar.
Përqindja e pozitivitetit varion nga 9.5 në 17.5 për qind ose mesatarisht 14.3 për qind.
Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1.279; 46.5 përqind), me incidencë javore – 201.7 për 100.000 banorë”, thuhet në raportin e ISHP-së.
Në raport thuhet se janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 635, 23.1 përqind), ndërsa numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën deri në nëntë vjeç (n = 119; 4.3 përqind).
“Ka një rënie të numrit të pacientëve në të gjitha grupmoshat, përveç grupmoshës deri në nëntë vjeç (+14,4 për qind). Rënia më e dukshme është në grupmoshën e personave nga 10 deri në 19 vjeç (-10,7 për qind).
Për sa i përket shpërndarjes gjinore, janë raportuar 1,490 (54,2%) femra dhe 1,261 (45,8%) meshkuj
Statusin e “të shëruarit” e kanë fituar 2.829 persona të shtruar apo trajtuar në shtëpi.
Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 44 riinfeksione, që është 10.2 për qind më pak se një javë më parë” thuhet në raport./Telegrafi/
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani