Google ADS

Zyrtare: Ndeshja Bayern-Barcelona luhet pa praninë e tifozëve

12:42 | 30 Nëntor 2021
A. B.

Barcelona e viziton Bayern Munichun në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve më 8 dhjetor, por kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, i cili ka arsyetuar vendimin e tij për të mos lejuar hyrjen e tifozëve në stadiume për shkak të situatës së keqe të infeksioneve me Covid-19 që vuan vendi.

“Është e rëndësishme të vendosim sot në mënyrë unike për të gjithë vendin që spektatorët të mos pranohen. Nëse kjo nuk funksionon në nivel federal, ne do ta bënim të vetëm në nivelin bavarez”, tha Söder për kanalin rajonal “Bayerischer Rundfunk”.

“Futbolli ka një rol të rëndësishëm si shembull. Tani për tani ne duhet të reduktojmë kontaktet kudo,” shkroi tutje Söder në llogarinë e tij në Twitter.

Masa do të jetë në fuqi të paktën deri në fund të vitit, periudhë në të cilën Bayern Munich ka dy ndeshje të Bundesligës për të luajtur në shtëpi dhe ndeshjen e fundit të Champions League kundër Barcelonës. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme