Google ADS

Cristiano Ronaldo, fundi i një epoke

10:38 | 30 Nëntor 2021
A. B.

Për herë të parë që prej vitit 2010, Cristiano Ronaldo nuk doli në podiumin (top 3) e Topit të Artë. Sulmuesi portugez u desh të pajtohej vetëm me vendin e gjashtë.

Një ditë pasi u la në stol në barazimin e Manchester Unitedit me Chelsean në Premierligë, Cristiano Ronaldo i përjetoi edhe një ditë tjetër zhgënjyese, fundin e një epoke.

Ai nuk ia arriti të ngrihet në podiumin e Topit të Artë për herë të parë që prej vitit 2010, duke përfunduar në vendin e gjashtë për çmimin e vitit 2021.

As nga viti 2007, Ronaldo kishte përfunduar i pari pesë herë, i dyti gjashtë herë dhe i treti një herë, më 2019.

Pothuajse 37-vjeçar (në shkurt), Ronaldo është i vetëdijshëm se tani ka gjasa tejet të vogla për t’iu bashkuar Lionel Messit në listën për çmimin më të çmueshëm individual.

Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde të hënën. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme