Në Lipjan një i mitur ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi është therur me thikë nga një person po ashtu i mitur.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan arbresh.info
Rasti ka ndodhur në fshatin Medvec të Lipjanit.
“Fsh. Medvec, Lipjan, 29.11.2021 – 14:30. Viktima mashkull kosovar (i mitur) është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...