Vite para se të bëhej një sensacion këndimi dhe stiliste, Rihanna ishte vetëm një vajzë 14-vjeçare që shfaqte aftësinë për kreativitet në vendlindjen e saj, në Barbados.
Edhe në moshë të re Rihanna ishte e destinuar të ishte numri një, shkruan Fox News, transmeton arbresh.info
Barbadosi e ka shpallur këngëtaren Rihanna heroinë kombëtare gjatë festimit të shpalljes së republikës në kryeqytetin, Bridgetown.
Kryeministrja Mia Mottley e ka vlerësuar me titullin e lartë këngëtaren duke iu referuar me fjalët “shkëlqe si diamant”, pikërisht siç thotë ajo në një nga hitet më të mëdha të saj.
Robyn Rihanna Fenty e pranoi çmimin nën duartrokitje të shumta të turmës.
Kujtojmë se në orët e para të së martës, Barbadosi u bë republika më e re në botë. /arbresh.info/
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...