Google ADS

Policia thotë se po punon me të gjitha kapacitetet për zbardhjen e rastit në Gllogjan

23:09 | 29 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Policia e Kosovës ka thënë se janë të angazhuar maksimalisht me të gjitha njësitë relevante për ta ndriçuar rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan e cila ndodhi të shtunën.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur në Gllogjan, Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saja relevante vazhdon angazhimin maksimal në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të këtij rasti, për të sjellë para drejtësisë kryerësin/it e kësaj vepre kriminale”, thuhet në komunikatë.

PK ka bërë të ditur po ashtu se imelli dhe numrat për të gjithë ata që kanë ndonjë informacion për rastin janë në dispozicion 24 orë.

“Vlen të theksohet se shpërblimi i ofruar ka për qëllim t’a ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti kriminal dhe arrestimin e tij/tyre. Andaj e-maili dhe dy numrat zyrtar të ofruar për kontakte janë funksional dhe shërbejnë 24 orë, kështu që inkurajojmë të gjithë që të kontribuojmë në interes të zbardhjes sa më parë të këtij rasti.
Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këta numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar:

Tel:-080019999 ose
– 192, dhe
e-mail: [email protected]
Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe policia do ta ruaj striktë të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit, përveçse nëse personat vetë, vullnetarisht deklarohen ndryshe” thotë policia.

Të shtunën janë vrarë tre persona kur një autubus u sulmua me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit. Në mesin e të vrarëve ishte shoferi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme