Google ADS

Nga nesër masa të reja për qytetarët që hyjnë në Angli, kjo vlen edhe për ata nga Kosova

16:27 | 29 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar qytetarët kosovarë që jetojnë në Angli se që nga dita e nesërme duhet të bëjnë testin PCR dhe të izolohohen derisa të rezultojnë negativ për COVID-19, në rast se duan të udhëtojnë për në këtë shtet.

Sipas njoftimit të ambasadës, këto masa do të vlejnë edhe për personat që janë vaksinuar.

Njoftimi i plotë:

Duke filluar nga data 30 Nëntor, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë për në Angli duhet të bëjnë testin PCR dhe duhet të izolohen deri sa të pranojnë rezultatin negativ. Këto masa vlejnë edhe për ata të cilët janë plotësisht të vaksinuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme