Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar edhe njëherë qytetarëve që të vaksinohen e të mbrohen nga COVID-19.
Nga kjo ministri kanë thënë se rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është se vaksinimi kundër COVID-19 është mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Sipas MSH-së, COVID-19 mund të ketë komplikime serioze dhe kërcënuese për jetën.
Njoftimi i plotë:
Rekomandimi i OBSH-së është se vaksinimi kundër Covid 19 është mënyrë më e sigurt për të ndihmuar në ndërtimin e mbrojtjes kundër virusit.
Covid-19 mund të ketë komplikime serioze, kërcënuese për jetën.
Duke u vaksinuar ju do të zhvilloni imunitetin në një mënyrë më të sigurt sesa të infektoheni apo sëmureni./arbresh.info/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...