KF Arbëria njofton se kryesia e klubit ka dhënë dorëheqeje

15:41 | 29 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Në faqen zyrtare të klubit Arbëria, është bërë e ditur për dorëheqjen e kryesisë aktuale nga pozitat e klubit.

Presidenti i Klubit Futbollistik “Arbëria”, Jahir Krasniqi dhe kryesia e klubit kanë dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub.

Klubi i dorëzohet kryesisë së fshatit, Dobrajë e madhe dhe i hapet rrugë klubit që të shëndrrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.

Kryesia në largim e klubit ka falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur klubin që nga themelimi e deri më tani, me theks të veqant grupi e tifozëve “Stuhia e kuqe”.

KF Arbëria pozicionohet në vendin e tretë të Ligës së Parë në Grupin B, ku nga vendi i parë dallimi është vetëm 3 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme