Një shtetas që dyshohet të jetë autori i disa vjedhjeve në Durrës është ndaluar sot nga policia.
Shtetasi me iniciale F.Xh., banues në lagjen nr. 17, Durrës u kap duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e shtetasit 61-vjeçarit me iniciale F. S.
“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që ky shtetas të jetë autor i 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 21.11.2021 – 27.11.2021, në disa lagje të qytetit të Durrësit.
Ky shtetas ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues në lagjen nr. 17 e 17/1, si dhe protofolin e shtetasit F. S., banues në lagjen nr. 14, Durrës”, njofton policia.
29-vjeçari do të hetohet Prokuroria e Durrësit, për veprime të mëtejshme./tch
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...