Lionel Messi gjatë së hënës ka pranuar çmimin “Pichichi”, të cilin e fitoi sezonin e kaluar kur u shpall golashënuesi më i mirë në LaLiga.
Argjentinasi fitoi këtë çmim për herë të tetë, ndërsa për herë të pestë radhazi, pasi përfundoi edicionin e kaluar me 30 gola.
Ai e fitoi çmimin përpara se të kalonte gjatë verës te PSG pas një kohe të gjatë me Barcelonën.
Në 35 ndeshje të zhvilluara edicionin e kaluar në LaLiga, ai shënoi 30 gola dhe dhuroi nëntë asistime.
Tre nga golat erdhën nga penalltia dhe tre të tjerë nga goditja e lirë. Në përgjithësi, Messi shënoi mesatarisht një gol çdo 101 minuta në sezon.
34-vjeçari ka fituar këtë çmim më shumë se çdo lojtar tjetër në histori të ligës spanjolle./Arbresh.info
? Messi with his 8th Pichichi Award
?09/10 – 34 Goals
?11/12 – 50 Goals
?12/13 – 46 Goals
?16/17 – 37 Goals
?17/18 – 34 Goals
?18/19 – 36 Goals
?19/20 – 25 Goals
?20/21 – 30 Goals pic.twitter.com/pzO9DI9MVn— A D I L (@Barzaboy) November 29, 2021
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?