Drita ka arritur të mposhtë Dukagjinin me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë në përgjithësi u karakterizua me dominim të vendasve, ku edhe arritën të shënojnë golin e parë qysh në minutën e nëntë përmes Arbnor Mujës.
Mysafirët mbetën me një lojtarë më pak që nga minuta e 40-të kur Altin Merlaku u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Ndërsa, skuadra nga Gjilani kishte epërisnë të shkonte në pushimi e pjesës së parë me dy gola epërsi, por i pasaktë nga pika e bardhë u tregua Almir Ajzeraj.
Në pjesën e dytë, Drita arriti të shënonte edhe tre gola tjerë.
Arbnor Muja shënoi sërish në minutën e 61-të për të shkënuar golin e dytë personal dhe të ndeshjes.
Ndërsa, Ilir Blakçori në minutën e 84-të dhe Ardit Tahiri në minutat shtesë të ndeshjes shënuan për rezultatin 4-0.
Pas kësaj fitore, Drita rikthehet në vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e nëntë me 16 pikë./Arbresh.info
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...