Chelsea ka mësuar datat se kur do t’i zhvillojë ndeshjet e Kupës së Botës për klube.
Thomas Tuchel do ta dërgojë ekipin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe për turneun midis 3 dhe 12 shkurtit.
Kjo do të thotë se ndeshjet e bluve në udhëtim te Brighton dhe në shtëpi kundër Arsenal do të duhet të riorganizohen.
Shtatë klube do të marrin pjesë në këtë garë, gjashtë fituesit e kupës së kontinentale të secilës konfederatë dhe kampionët e ligës së Emirateve të Bashkuara Arabe.
Krahas Chelseat, në turne do të jenë Al Hilal, Al Ahly, Monterrey, Auckland City, Al Jazira Club dhe Palmeiras.
Londinezët hyjnë në garë në gjysëmfinale, në anën e kundër të shortit me fituesit e Copa Libertadores, Palmeiras./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...