Milan bëri diçka për herë të parë që nga viti 1998 pas humbjeve kundër Fiorentinës dhe Sassuolos

13:31 | 29 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Ishte një pasdite për t’u harruar për AC Milan në “San Siro” të dielen, pasi ata u mundën 3-1 nga Sassuolo për të regjistruar humbjen e tyre të dytë radhazi në ligë.

Gjërat filluan mirë për Milanin pasi kaluan në epërsi në mes të pjesës së parë përmes goditjes me kokë të Alessio Romagnolit, por kjo epërsi do të zgjaste vetëm tre minuta pasi Gianluca Scammacca barazoi.

Ishte ky goli që dukej se i tronditi kuqezinjët pasi nuk arritën të këndellen më pas, me një autogol të Simon Kjaer që i dha ekipit mysafir avantazhin përprara se Domenico Berardi shënoi golin e tretë për “Neroverdi”, ku pastaj Romagnoli u ndeshkua me të kuq.

Pas humbjes 4-3 kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar, edhe Milan u përball me diçka që nuk e ka bërë për më shumë se 23 vjet.

Të rinjët e Stefano Piolit kanë pësuar 7 ose më shumë gola në dy ndeshje radhazi në ligë për herë të parë që nga marsi 1998, kur humbën 3-0 kundër Interit dhe 4-1 kundër Juventusit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme