Google ADS

Sot shpallet fituesi i “Topit të Artë”

09:56 | 29 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Futbollistë dhe futbolliste do të mblidhen sot në Paris për ceremoninë e kurorëzimit të fituesit të Topit të Artë për vitin 2021 në futbollin e meshkujve dhe femrave.

Votimi për është mbyllur më 24 nëntor dhe fituesi do të shpallet të hënën në ora 21:00.

Gara për t’u kurorëzuar si lojtari më i mirë për vitin 2021 është mes Lionel Messit, Robert Lewandowski dhe Karim Benzemas.

Në rast se Messi fiton këtë çmim, atëherë do të jetë i shtati për të, dy më shumë se rivali i tij i përbetuar, Cristiano Ronaldo.

50 gazetarë specialist votojnë për lojtarin më të mirë në botë duke përdorur një sistem pikësh që konsiston në dhënien e secilit lojtar nga gjashtë, katër, tre, dy ose një pikë./Arbresh.info

Të ngjashme