Google ADS

Rivotimi për Dragashin, vjen një njoftim me rëndësi për votuesit

09:24 | 29 Nëntor 2021
F.T

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për Zgjedhjet në Komunën e Dragashit se ka filluar periudha e përsëritjes së votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, transmeton arbresh.info.

Fletëvotimet duhet të pranohen më së largu nga KQZ-ja deri më 13 dhjetor 2021.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Fletëvotimi, procedura dhe çështjet që duhet t’i kenë parasysh votuesit janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në pjesën Shërbimet e KQZ-së – Votimit përmes postës, apo në linkun direkt: KËTU

Meqenëse të gjithë votuesit e regjistruar nga kjo komunw si votues jashtë Kosovës kanë aplikuar përmes e-mailit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njoftuar personalisht përmes e-mailit për periudhën e votimit dhe për detajet tjera. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme