Figura të rëndësishme publike uruar popullin shqiptarë për 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nuk munguan as ato nga yjet shqiptare të muzikës botërore.
Në mesin e artisteve me renome ndërkombëtare që ka uruar Festën e Flamurit, ishte edhe Rita Ora, e cila ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, në orët e mbrëmjes.
Këngëtarja shqiptare postoi dy imazhe, një nga fëmijëria ku shihet me plis në kokë dhe jelek me flamurin kombëtar.
Ndërsa foto e yt e shkëputur nga videoklipi i këngës “Big”, që e solli në bashkëpunim me David Guetta, Imanbek dhe Gunna, në të cilin ajo paraqitet me veshje kombëtare.
“Urime dita e flamurit, gëzuar dita e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.
Ndryshe, kujtojmë që pak ditë më parë, artistja e famshme festoi ditëlindjen e 31-të.