Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi akuzohet për disa vepra penale.
Bëhet fjalë për Hazir Lala 39-vjeç i cili sipas mediave angleze ka qenë i dënuar më parë për trafik të qenieve njerëzore.
Në prill të vitit 2016 Lala u dënua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, drejtimin e mjeti pa siguracion, vepra për të cilat ai u dënuar me 15 muaj burg, por vuajti vetëm 6 pas hekurave.
Ai u arrestua sërish në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2019 për vepra të krimit të organizuar të imigracionit të kryera në Belgjikë. Më vonë, ai u urdhërua të ekstradohej dhe të kthehej në Belgjikë në vitin 2020, ku u dënua për trafikim njerëzor dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Policia ka mbetur e habitur me shqiptarin i cili mundi të kthehej sërish në Britaninë e Madhe, ku sërish ra në pranga.
Më 19 gusht 2020 ai u dëbua në Shqipëri, por përsëri u rikthye në Angli. Kreu rajonal i hetimeve Jacque Beer tha se për shqiptarin nuk ka më vend në Britani.
“Hazir Lala është një trafikant i dënuar njerëzor dhe nuk ka vend në MB, prania e tij këtu paraqiste një rrezik të papranueshëm për publikun. Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore është një prioritet për agjencinë,”- tha ai./abcnews.al/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë