Google ADS

12-vjeçarja humb jetën nga zjarri në Dropull të Gjirokastrës

23:14 | 28 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Një 12-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht këtë mbrëmje në Dropull, pasi shtëpia e familjes Ndriço u përfshi nga flakët.

Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Mësohet se në shtëpi ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij.

Të dy janë dërguar me urgjencë, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme