Të biesh në dashuri me një nga kolegët e zyrës nuk është asgjë e jashtëzakonshme! Koha që kalon çdo ditë me ta, ndodh ndonjëherë të kthehet në kimi e më tej në flutura stomaku. Problemi i vetëm pasi ka lindur një romancë në vendin e punës është pikërisht kjo e fundit: puna! Le të themi që nuk është situata më e thjeshtë në botë të kesh diçka të veçantë me dikë që punon në të njëjtin vend dhe me të njëjtët njerëz me ty, por nëse dini si t’i ekulibroni gjërat, do t’ja dilni me sukses.
Para se të bëni ndonjë hap të nxituar, duhet të zbuloni nëse kompania juaj ka një rregull specifik për një rast si ky. Ka kompani që nuk lejojnë punonjësit që të dalin apo krijojnë romanca me njëri-tjetrin, prandaj sigurohuni të jeni të informuar.
Një marrëdhënie e tillë, në rastin më të mirë do të ishte e vështirë për t’u menaxhuar. Kolegët e tjerë do të mendonin që po trajtohesh ndryshe, do nisnin paragjykimet dhe profesionalizmi yt mund të vihej në dyshim. Në rast se gjërat mes jush përfundojnë keq, mund të humbasësh dhe punën.
Do të merret vesh më herët nga ç’mendoni dhe kolegët e tjerë do t’ju shohin ndryshe. Merrini gjërat ngadalë, por mos manipuloni ata që janë rreth jush.
Para se të flasësh me burimet njerëzore, sigurohu që ti dhe kolegu yt keni të njëjtin qëllim. Pra, duhet të flasësh me të dhe të jeni të qartë për llojin e lidhjes.
Disa do të ndihen edhe të fyer nga fakti që e keni mbajtur të fshehtë romancën, kështu që mos u çudisni nëse flitet pas krahëve më shumë se më parë.
Jo vetëm që s’është etike, por vendosni në siklet edhe të tjerë që punojnë me ju. Në zyrë jeni kolegë, prandaj silluni si të tillë dhe ruani profesionalizmin.
Burimi: Bright Side
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...