PSG arrinë fitore ndaj Saint-Etienne, hat-trick asistimesh për Messin

15:19 | 28 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Paris Saint-Germain ka arritur fitore me rezultat 3-1 kundër Saint-Etienne, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Ligue 1.

Parisienët kanë marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, në një ndeshje ku Sergio Ramos debutoi me PSG-në.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të mirë nga parisienët, por përkundër kësaj, vendasit arritën të shënojnë të parët në minutën e 23-të përmes Denis Bouanga.

Pastaj, Marquinhos barazoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë në 1-1.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë.

Angel di Maria realizoi gol në minutën e 79-të për të kaluar skuadrën e tij në epërsi për herë të parë në ndeshje.

Ndërsa, për rezultatin përfundimtar 3-1 u përkujdes Marquinhos.

Pas kësaj fitore, PSG grumbullon plotë 40 pikë dhe pozicionohet në vendin e parë, ndërsa Saint – Etienne në vendin e 20 me vetëm 12 pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme