Google ADS

Konjufca: Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin

11:42 | 28 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar shqiptarët me rastin e festave të Nëntorit.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot 28 nëntori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare, transmeton arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

“Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.

Gëzuar 28 Nëntorin!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme