Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nderë të festës së 28 Nëntorit.
Jashari tha se ky nëntori është muaj i kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri.
“Ne bashkarisht së bashku me shoqatat e dala nga lufta e me qytetarë tjerë së bashku bëm nderime e homazhe pranë varrit të komandantit legjendar dhe dëshmorëve tjerë, ku do të vazhdojmë edhe në kompleksin memorial në Marinjë”.
“Ky muaj, është muaji i sakrificës, i lavdisë dhe kthimit të shqiptarëve ndër shekuj për liri që ne si shqiptarë të Kosovës falë UÇK-së, në qershor të 99-ës arritëm ta kurorzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin ashtu siç është më së mirë dhe ashtu siç e deshën dëshmorët”, tha Jashari./eo
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...