Juventus del me deklaratë për media në lidhje me hetimin financiar

09:32 | 28 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Juventusi siguron tifozët e saj se ata po bashkëpunojnë me hetuesit dhe kanë besim që së shpejti do të sqarohen gjërat në lidhje me hetimin financiar që përfshin klubin.

Presidenti, Andrea Agnelli është nën hetim për kontabilitet të rremë së bashku me drejtorët e tjerë aktualë dhe ish-drejtorë të klubit, duke përfshirë nënpresidentin, Pavel Nedved dhe Fabio Paratici, që tani është në Tottenham.

“Juventus Football Club pranon se Zyra e Prokurorit Publik të Gjykatës së Torinos ka filluar hetimet kundër Kompanisë dhe disa prej drejtuesve të saj aktualë (Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Stefano Cerrato) dhe ish zyrtarët në lidhje me “Të ardhurat nga të drejtat e regjistrimit të lojtarëve”.

“Kompania po bashkëpunon me hetuesit dhe me CONSOB dhe beson se do të sqarojë çdo aspekt me interes për të pasi beson se ka vepruar në përputhje me ligjet dhe rregulloret që rregullojnë përgatitjen e raporteve financiare, në përputhje me parimet e kontabilitetit dhe në përputhje me praktikën ndërkombëtare në industrinë e futbollit dhe kushtet e tregut”, thuhet në deklaratën e klubit.

Juventusi po hetohet për 42 transferime të lojtarë, shumë prej tyre në moshë të re.

Pjesë e hetimit janë edhe shkëmbumi mes Arthur Melo dhe Miralem Pjanic dhe ai mes Danilo dhe Joao Cancelo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme