Barcelona ia ka dalë të marrë fitoren e dytë radhazi në La Liga teksa mbrëmjen e djeshme mposhti në udhëtim te Villareal me rezultatin 1-3.
Katalanasit vuajtën formën e kundërshtarit, teksa trajneri Xavi Hernandez pas sfidës u shpreh se tre pikët ishin si uji i bekuar për ekipin e tij duke theksuar kështu rëndësinë e tyre.
“Luajtëm kundër një “zotëri” ekipi, një skuadre e nivelit të Champions. Ishin të përgatitur taktikisht dhe ne u mbrojtëm mirë. Janë tre pikë të arta dhe në këtë gjendje që jemi janë si ujë i bekuar.
Duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se kishim edhe fat, Villareali nuk e meritonte humbjen. Është një fushë shumë e vështirë”, u shpreh Xavi./Arbresh.info
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...