Google ADS

Krujë, aksident mes dy veturave, lëndohet një punonjës policie

08:45 | 28 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Një aksident ka ndodhur në Dreven të Krujës ku 2 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Policia njofton se njëri prej mjeteve të përfshira në aksident drejtohej nga një punonjës policie, shtetasi me inciale N. H., 57 vjeç ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga shtetasi me iniciale M. B, 30 vjeç.

57-vjeçari, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch

Të ngjashme