Google ADS

Çamçakëzi anti-Covid, efektiv deri në 95 përqind

01:51 | 28 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Çamçakëzi eksperimental që përmban një proteinë që lidh grimcat e koronavirusit mund të kufizojë sasinë e virusit në pështymë dhe të ndihmojë në kufizimin e transmetimit të virusit kur njerëzit e infektuar flasin, marrin frymë ose kolliten, besojnë shkencëtarët.

Çamçakëzi përmban protein ACE2, e cila gjendet në sipërfaqen e qelizave dhe të cilën virusi e përdor si vend depërtimi në organizëm, transmeton portal arbresh.info

Në eksperimentet in vitro duke përdorur mostra të pështymës dhe shtupa nga individë të infektuar, grimcat e virusit u ngjitën në “receptorët” ACE2 në çamçakëz.

Ky çamçakëz medicinal, i cili ka një shije të përbashkët si produkte të ngjashme, është dëshmuar të jetë një mbrojtje më e mirë nga sa mendohej fillimisht.

Gjatë eksperimentit përqendrimi i virusit në mostra ra më shumë se 95 përqind, tha një ekip hulumtues nga Universiteti i Pensilvanisë për revistën Molecular Therapy.

Çamçakëzi kundër koronavirusit mund të ruhet për disa vite në temperature normale dhe përtypja nuk dëmton molekulat e proteinës ACE2.

Përdorimi i çamçakëzit për të reduktuar ngarkesën virale në pështymë, sugjerojnë ata, do të ishte një nxitje për vaksinat dhe do të ishte veçanërisht e dobishme në vendet ku vaksinat nuk janë ende të disponueshme për shumicën e popullsisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme