Zyra e Komisionierit të Lartë të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se do të fillojë një program për të strehuar nëpër shtëpi fëmijët emigrantë të pashoqëruar në Meksikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në programin e ngjashëm me “familjen mbrojtëse” që UNHCR-ja ka zhvilluar në bashkëpunim me një fondacion privat, do të ofrohet trajnim për rreth 120 familje që dëshirojnë të strehojnë fëmijët emigrantë të pashoqëruar.
Në shtëpinë e familjeve që do të mund të marrin certifikatë në fund të trajnimit, thuhet se nëpërmjet këtij programi pilot do të strehohen rreth 120 fëmijë emigrantë të pashoqëruar.
Fëmijët që do të vendosen pranë familjeve mbrojtëse do të jenë të moshës 6 muajsh deri në 2 vjeç.
Përfaqësuesi i UNHCR-së për Meksikën, Giovanni Lepri vuri në dukje se programi ka filluar me një numër të vogël të fëmijëve por që kjo mund të rritet me kohën.
Ai tha se për fëmijët nuk ka ndonjë vend më të mbrojtur se një shtëpi. Ligjet për birësim janë mjaft strikte në Meksikë ku programet e “familjes mbrojtëse” nuk janë shumë të përhapura.
Fëmijët që qëndrojnë në qendrat e strehimit ose jetimore në vend, mund të vendosen në shumicën e rasteve pranë të afërmve të tyre të familjes.
Nga 108 mijë personat që kanë aplikuar për azil dhe strehim në Meksikë këtë vit, rreth 18 mijë prej tyre janë fëmijë. Ndërsa rreth 1.000 fëmijë prej këtyre janë të pa shoqëruar.
Bëhet e ditur se 1.000 fëmijët e pashoqëruar në fjalë strehohen në institucionet e mbrojtjes për fëmijët.
Që nga viti 2000 në Meksikë është e ndaluar që fëmijët të mbahen në qendrat e paraburgimit të migracionit.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...