Ëngjëll Bregu, mësuesi i akuzuar për pedofili në Berat është pezulluar nga puna.
ABC mëson se vendimi është marrë nga Zyra Arsimore në Berat deri në zbardhjen e plotë të fakteve.
Bëhet e ditur se ai ka dorëzuar dëshminë e penalitetit që nuk është i dënuar, por prindërit kanë hedhur dyshime për shkak të së kaluarës së tij duke kërkuar largimin nga detyra.
Prindërit e fëmijëve e kanë shprehur këtë shqetësim për mediat. Sipas burimeve drejtoria e shkollës ka dalë me shpjegimin se ai është emëruar nga DAR.
Vetë nxënësit e shkollës tregojnë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, ndërsa një prej vajzave thotë se mësuesi i shikon në një formë që asaj i ngjall frikë. /Abcnews.al
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...