Google ADS

Bayern Munchen thyen një tjetër rekord në Bundesliga pas fitores kundër Arminia Bielefeld

20:28 | 27 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Skuadra e Bayern Munchen ka thyer një tjetër rekord në historinë e Bundesligës.

Gjatë ndeshjes së tyre kundër Arminia Belefeld të shtunën, gjigandët e Bundesligës thyen rekord 44-vjeçar të Kolnit për më shumë gola të shënuar në ligë në një vit kalendarik.

Goditja e Leroy Sane ishte goli i 102-të i Bayernit për vitin 2021 – një më shumë se rekordi i Koln në vitin 1977.

Edhe ma ktër ndeshje tjera të ligës para përfundimit të këtij viti, ata mund ta zgjasin numrin edhe më tej.

Megjithatë, ata siguruan një tjetër fitore pikërisht me golin e Leroy Sane në minutën e 71-të, i cili ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes.

Ata tani marrin kreun e tabelës sërish duke grumbulluar 31 pikë, ndërsa Bielefeld renditet në vendin e 17-të me vetëm nëntë pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme