Juventus humbet sërish pasi Atalanta arrinë fitore historike në Torino

20:09 | 27 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Juventus priti Atalantën në “Allianz Stadium” sot dhe mysafirët largohen me të tre pikët pas fitores 1-0.

Pas një goditje 4-0 nga Chelsea disa ditë më parë, Juventus synonte të merrte një rezultat pozitiv në Serie A, por në vend të kësaj ndodhi krejtësisht e kundërta.

Nikoqirët filluan me këmbën e mbarë me Paulo Dybalan, Manuel Locatellin dhe Federico Chiesan në sulm, por pavarësisht kësaj, nuk arritën të kalojnë skuadrën e bashkuar të Atalantas.

Në vend të kësaj, mbrojtja e dobët u dha vizitorëve mundësi të shumta për të hapur rezultatin dhe si pasojë, Duvan Zabata nuk gaboi hapur rezultatin në 1-0.

Pjesa e dytë do t’i shihte bardhezinjët të pësonin goditje të mëtejshem pasi u detyruan të bënin dy zëvendësime me Chesa dhe McKennie që dukeshin se kishin goditje të lehta.

Me kalimin e kohës, Juventus vazhdoi të gjurmonte për një barazim, por mysafirët ishin të organizuar mirë dhe e parandaluan këtë gjë, me portierin, Juan Muss në veçanti, që bëri pritje mbresëlënëse.

Si rezultat, “Zonja e Vjetër” pëson humbjen e tyre të pestë në ligë këtë sezon dhe renditen në vendin e tetë në tabelë.

Atalanta, ndërkohë është e katërta dhe arrinë fitoren e parë në ligë ndaj Juventusit në Torino që nga viti 1989./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme