Google ADS

Manchester United mund të ketë mposhtur Real Madridin në garën për Erling Haaland

18:41 | 27 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Vendimi i Manchester United për të emëruar, Ralf Rangnick si pasues të Ole Gunnar Solskjaer mund t’i jap atyre një avantazh në garën për Erling Haaland, sipas “Diario Sport”.

Rangnick ishte njeriu që solli sulmuesin norvegjez në Salzburg kur ai ishte në krye të drejtimit sportiv të skuadrës austriake.

Haaland pritet të jetë në dispozicion për një tarifë prej 75 milionë euro këtë verë.

United nuk është klubi i vetëm i interesuar për Haaland. E gjithë ekipta e Evropës është e përfshirë, përfshirë Real Madrid.

Ëndrra e madhe e Florentino Perez pretendohet se është sulmi i Real Madrid të kryesuar nga norvegjezi i rrethuar nga Kylian Mbappe dhe Vinicius.

Haaland ka regjistruar nëntë gola dhe tetë asistime në gjashtë paraqitje në Bundesligë për Borussia Dortmund këtë sezon, një edicion ky i prekur nga lëndimet e vazhdueshme për të./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme