Rënia e ish-yllit të Man. United, nuk i rinovohet kontrata as në Amerikë

16:24 | 27 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Dikur ishte një nga yjet e Manchester United ndërkohë që tashmë nuk i rinovohet kontrata as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Luis Nanin, portugezin 35-vjeçar karriera e të cilit vjen gjithnjë e më shumë në rënie.

Edhe pse arriti të realizonte 31 gola në 88 ndeshje gjatë tre sezoneve që ishte pjesë e Orlando City-t në MLS, drejtuesit e klubit nga Florida kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën Nanit i cili tashmë është një lojtar i lirë.

Luis Nani gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe Lazion në Itali e Valencian në Spanjë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme