Google ADS

Haradinaj shkon për ngushëllime në familjet e viktimave që u vranë mbrëmë në Gllogjan

15:32 | 27 Nëntor 2021
L G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek familjet që mbrëmë humbën familjarët e tyre në sulmin që ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj vizitoi familjen Mustafaj dhe Hamzaj në Gllogjan teksa u shprehu ngushëllime familjarëve. Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një video që ka postuar në profilin e tij në Facebook.

“Është e padrejtë kjo që ka ndodh dhe shumë e dhimbshme. Biseduam që nuk kemi me u ndalë duke punuar që të vendoset drejtësia në këtë rast. Njëkohësisht do të punojmë që të forcohet rendi dhe ligji që kurrë askush të mos mundet që të rrezikoj dikë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme